Subscribe

Belind Këllici, nëpërmjet një dalje nga selia blu tha se Alqi Bllako dhe Lefter Koka, dy përfaqësues të mazhorancës janë vetëm pikënisja e aferës së Inceneratoreve.

 

Sipas deputetit demokrat, nëse sot drejtësia do t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, pa asnjë mëdyshje, prangat duhet të tunden mbi Ëngjëll Agaçin, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn dhe mbi të gjitha sipas tij, kryeinskenuesin e kësaj afere, regjisorin dhe urdhëruesin e kësaj afere, Edi Ramën.

 

 

Sot shqiptarët kanë parë se organi i akuzës ka lëshuar një seri urdhër arrestesh por i ka lëshuar për shërbëtoret e pushtetit.Pa diskutim ata që kanë hedhur firmën në këtë aferë janë përgjegjës, por ideatorët dhe përfituesit e vërtetë sikundër ne kemi vite që e themi, por e keni parë të faktuar me prova dhe dokumente, me prova autentike këto 6 muajt e fundit që nisin me Edi Ramën, Erion Veliajn, Arben Ahmetaj dhe Engjell Agaçin. Vërtetë sot ka patur disa urdhër arreste ne inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, por kreu i gjithë kësaj vjedhje është inceneratori i Tiranës, është skema mafioze me inceneratorin e Tiranës dhe personi përgjegjës është Erion Veliaj, i cili me firmën e tij, personalisht i ka hapur rrugë koncenionarit për të marrë 128 mln euro, një kompani e cila është themeluar 24 ore para se të merrte kontratën me shtetin shqiptar.

 

Pyetjes së gazetareve përse ai votoi kundër raportit të Jorida Tabakut në komisionin hetimor parlamentar për Inceneratoret, Belind Kellici iu përgjigj:

 

Unë kam votuar kundër dhe ua rithem këtu që 100 herë i vendosur në atë situatë do të votoja kundër. Arsyeja ka qenë një dhe e vetme; nuk më është bërë transparencë mbi raportin dhe draft raportin final. Nuk më është dhënë mundësia që të jap opinionin tim mbi raportin final dhe të jeni të sigurt që me provat që kam paraqitur unë në Komision do të jepja një ndihmë shtese në hartimin e raportit final për të rënduar edhe më shumë pozitën e të gjithë zyrtarëve të përfshirë në këtë aferë. Kjo nuk ka të bëjë dhe nuk ka lidhje me rarportin e dorëzuar nga komisioni, dhe as me votat e dorëzuara në parlament. Kjo ka të bëjë me faktin që është bërë me të vërtetë transparencë dhe opinion publik ka patur shansin këtë radhë të njihet me një aferë e cila qëndronte e mbuluar qëllimisht për vite me radhë nga media kryesore në vend, për shkak se paratë e inceneratorëve shkonin edhe për të blerë heshtjen e mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *