E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

BE do heqë masat ndaj Kosovës? Nuk ka datë për vendimin, transferimi i pushtetit lokal në veri ndikim pozitiv

Institucionet e Bashkimit Europian po vlerësojnë mundësinë e zbutjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës ose heqjen pjesërisht, rreth dy vite pas vendosjes së tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Prishtinë.

Reklamë

Sips tyre ky vlerësim i BE-së është bërë i mundur pas transferimit të pushtetit lokal në veri të Kosovës dhe pritet të përfshihet edhe në konkluzionet që ministrat e vendeve anëtare të bllokut diskutojnë këtë të martë në kuadër të debatit për zgjerimin.

Në draftin e konkluzioneve thuhet se Këshilli i BE-së përsërit qëndrimet e mëparshme dhe përshëndet heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, megjithëse nuk ka detaje apo afate të qarta për heqjen e masave.

Reklamë

Vendimi do të varet kryesisht nga Komisioni Europian ndërsa shtetet anëtarë janë të ndarë mes atyre që kundërshtojnë heqjen e masave përpara zgjedhjeve të fundivitit dhe atyre që kërkojnë heqjen e plotë të tyre.

Masat ndaj Kosovës u vendosën në vitin 2023 për shkak të tensioneve në komunat veriore të banuara nga shumicë serbe.  Në konkluzionet për Kosovën dhe Serbinë, BE-ja pritet gjithashtu të shprehë keqardhje për mungesën e përparimit në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

Nga Kosova pritet të nisë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nga Serbia kërkohet njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës, ndërprerja e kundërshtimit ndaj anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, si dhe vendosja përpara drejtësisë e personave përgjegjës për dhunën e vitit 2023 në veri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë