E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje nga posti më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi.

Reklamë

Në vend të tij, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë u caktua Fehmi Hoti, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Qeveria nuk dha arsye për dorëheqjen e Hoxhës.

Largimi i Hoxhës vjen në kohën kur institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë po përballen me kritika për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra nga ish-kunati i saj.

Një ditë para dorëheqjes së Hoxhës, Policia e Kosovës pezulloi nga detyra 11 zyrtarë policorë në lidhje me trajtimin e këtij rasti.

Në mesin e të pezulluarve janë: ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i hetimeve rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i stacionit policor, drejtues të tjerë policorë dhe katër hetues.

Masa u ndërmorën edhe në sistemin prokurorial.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurorja që kishte trajtuar rastin, Arlinda Nallbani Gacaferri, u pezulluan nga detyra.

Vrasja e Zekajt nxiti protesta në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, ku qytetarët kërkuan drejtësi për viktimën dhe përgjegjësi nga institucionet që e kanë trajtuar rastin./rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.