Kandidati për deputeti i Bindjes Demokratike në qarkun e Vlorës, Ardian Kollozi ka komentuar në studion e “Zgjedhje 2021” ngjarjen e rëndë regjistruar një ditë më parë në Elbasan, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani.

 

Pavarësisht se kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, Kollozi shprehet se ende në Shqipëri bëhet fushatë me armë. Mirëpo, sipas tij, nuk janë qytetarët ata që po stimulojnë tensionin, por grupe të caktuara politike.

 

“Pamjet e ditës së fundit duhet t’ia kishim kursyer shqiptarëve. Ishte një fushatë e shpifur. Përpjekja për të nxitur tensionet është e pafalshme . Edhe pas 30 vitesh, shkojmë në fushatë sikur shkojmë në luftë, ku përdoren armët. Qytetarët janë të ftohtë, të papërfshirë në fushatë… E rëndë që i pari i shtetit të dalë nga kostumi dhe të përfshihet në fushatë elektorale. Qytetarët e Vlorës e kanë ndarë mendjen. Është e stisur gjëja. Do të përpiqemi që këto zgjedhje të jenë nomale. Bëj thirrje që të ulen tonet. Ti lëmë shqiptarët të votojnë të qetë, hallet e njëri-tjetrit t’i zgjidhin vetë.”

 

Ai beson se forca e tij politike do të arrijë të sigurojë mandate në qarkun e Vlorës.

 

“BD është fituesja e këtyrë zgjedhjeve, është e vetmja forcë që ka rritur kontaktin me qytetarët. Kemi qenë në një komunikim intensiv. Iu kemi treguar pse jemi një ofertë e re. Nuk mund t’i linim shqiptarët tek ofertat e vjetra. Ne jemi të sigurt që do të marrim mandat, jemi pranë mandatit të dytë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *