Subscribe

Kryeministri Edi Rama theksoi gjatë deklaratës së përbashkët me Erdogan se lideri turk ka shprehur gatishmërinë për disa ndërhyrje të rëndësishme në fushën e turizmit, shëndetësisë dhe arsimit.

Kreu i qeverisë u shpreh mes të tjerash me batutë se Erdogan ka vendosur një bast të fortë; siç është ai për ndërtimin e spitalit të Fierit brenda tre muajve.

“Së shpejti, edhe Spitali i Fierit do të jetë realitet. Tani bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar, por basti se ky spital do të jetë gati për tre muaj, është një bast shumë i fortë”, tha Rama.

Mirëpo, presidenti turk nuk hezitoi që t’i kthente një përgjigje lidhur me këtë deklaratë, ku premtoi se spitali do të jetë gati para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Mos ki merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi  dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Para zgjedhjeve, spitali është gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *