E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 sekonda më parë
Video · Vendi

Bashkitë “harrojnë” plehrat

61 bashkitë e vendit do te mbajnë përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e rrugëve kombëtare. Pas një kontrolli te ushtruar ne te gjithë vendin nga Inspektorati Kombëtar i Mjedisit, janë konstatuar shkelje flagrante nga pushtet vendore.
Kryeinspektori Ergys Agasi ka deklaruar se disa bashki nuk kane përcaktuar ende vendgrumbullimet e mbetjeve urbane ose ato qe nuk i depozitojnë ne landfillet përkatëse. Ministria Mjedisit u ka lënë afat deri ne muajin qershor për zgjidhjen e situatës, përfshi edhe pastrimin e rrugëve kombëtare nga mbeturinat. Ndërsa bashkitë bregdetare duhet te tregojnë nje kujdes edhe me te madh per akset nacionale dhe plazhet qe kane ne njësinë e tyre administrative. Me ligjin e administrimit te mbetjeve urbane, kryetaret e bashkive jane përgjegjës per menaxhimin e mbeturinave ne njësite administrative qe drejtojnë.

Më shumë video

Reklamë