Pas shkollave “Bajram Curri”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit” edhe në dy shkolla të tjera ka nisur puna për vendosjen e impiantit fotovoltaik, falë projektit “Sunny School”.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën me dije se po punohet për vendosjen e impiantit fotovoltaik në shkollat “Gustav Meyer” dhe “Gjergj Canco”.

 

“Mirënjohje për OSFA! – Falë këtij bashkëpunimi do të rritet pavarësia energjike e shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

 

Krahas ndërtimit të shkollave të reja, Bashkia e Tiranës ka punuar gjatë gjithë verës dhe për rehabilitimin e institucioneve arsimore ekzistuese që gjithçka të jetë gati këtë shtator.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *