Një fotografi e shkrepur dje ka tërhequr vëmendjen e mediave në të gjithë botën.

 

 

Aty shfaqen gratë e liderëve më të rëndësishëm të botës.

 

 

Melania Trump, Emine Erdogan, zonja e parë e Francës, Brigitte Macron dhe partnerja e kryeministrit belg, Charles janë disa prej grave të pushtetshme që kanë dalë në fotografi.

 

 

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut në këtë fotografi është një burrë në krah të tyre.

 

 

Bëhet fjalë për partnerin e kryeministrit homoseksual të Luksemburgut, Xavier Bettel.

 

 

Gauthier Destenay ka pozuar përkrah bashkëshorteve dhe partnereve të liderëve botërorë gjatë konferencës së NATO-s.

 

 

Destenay është një arkitekt belg, që njihet si “First Gentleman”, i cili u martua me kryeministrin në 2015-n. Të gjitha gratë ishin veshur me fustan, ndërsa  Destenay ishte veshur me një kostum të zi dhe kravatë gri.

 

 

Fotografia është komentuar nga mijëra qytetarë në rrjete sociale, më tepër me humor, pasi prania e një burri mes grave më të pushtetshme, ka bërë që vëmendja të kalojë pikërisht tek ai dhe jo tek pamja e mrekullueshme e grave të liderëve më të pushtetshëm të planetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *