Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e 5 mujorit per platformën ne bashkëqeverisjes me qytetaret, apo siç është pagëzuar me emrin “Shqipëria qe duam”.

 

Rezulton qe ne harkun kohor te pese muajve jane bere mbi 5500 ankesa nga qytetaret si ne nivel qendror ashtu dhe ne atë lokal, ku pjesa me e madhe e tyre janë zgjidhur. Ajo qe bie ne sy, është fakti qe institucioni qe ka me shume ankesa është Ministria e Drejtësisë, me 1326 te tilla te përfunduara dhe 120 te cilat janë ende ne proces verifikimi.

 

Ndërsa nga Bashkitë, është ajo e kryeqytetit, për te cilën 187 ankesa janë përfunduar, ndërsa per 57 te tjera janë ende ne proces.

 

Ne ketë raport, pasqyrohen dhe interpelancat e zhvilluara me qytetaret, ku veçohen ajo me naftëtarët e Ballshit, ajo me studentet per marrëdhëniet me Greqinë dhe interpelanca e ish-te përndjekurve.

 

Qeveria i ben thirrje te gjithë qytetareve, pavarësisht bindjeve te tyre politike, qe te regjistrohen ne ketë platforme pasi ne kete mënyre, vetem me nje ankese te tyre, ministrat vihen ne lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *