Për herë të parë pas 9 shtatorit Lulzim Basha ka dalë jashtë Tiranës për t’i sqaruar demokratët për vendimin e tij për përjashtimin e Sali Berishës dhe situatën në partinë Demokratike. Basha ka zgjedhur Dibrën si stacionin e parë; qarkun ku të tre deputetët dhe kryetari i degës janë rreshtuar në mbështetje të tij, ku ka shpjeguar se përjashtimi i Berishës ishte rruga për të mbrojtur të ardhmen e PD dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike.”

 

Basha ka theksuar se një parti Demokratike me Sali Berishën nuk mund të fitojë zgjedhjet.

 

Në fakt keni dëgjuar nga zyrtarët e lartë amerikanë të kundërtën, keni dëgjuar qartë se ata nuk bashkëpunojnë dhe nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike e cila drejtohet nga një non grata apo nga një I mbështetur nga non grata. Keni dëgjuar tashmë se janë pa ekuivok në krahun e Partisë Demokratike dhe presin, presin me padurim ditën që të festojnë fitoren e Partisë Demokratike.”

 

Sipas kreut të PD Basha, beteja e Sali Berishës bëhet për interesa personale dhe ndihmon vetëm Edi Ramën

 

Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen.”

 

Basha ka pasur një apel për të gjithë ata, që sot i janë bashkuar Sali Berishës

 

“Ata që duan ta përdorin Partine Demokratike si  mburojë të interesave të tyre, të paprekshmërisë së tyre ju them ndal, nuk do t’iu lejojmë. Demokratët nuk do të hidhen kundër njëri tjetrit , demokratët do të jenë në krah të njëri tjetrit dhe në krah të njëri tjetrit e në krah me shumicën dërrmuese të shqiptarëve do të jemi përballë, deri në fitore, deri në mundjen e regjimit.

 

Sipas Bashës demokratët në kuvendin e 18 dhjetorit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *