Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nuk do të jetë më koordinator i PD në qarkun e Korçës.

 

Basha ka vendosur që të zëvendësojë Salianjin dhe në vend të tij të emërojë Sahit Dollapin.

 

Vetëm pak kohë më parë Salianji drejtoi protestat dhe zhvilloi takime me strukturat drejtuese të PD në Korçë bazuar në qëndrimin opozitar kundër qeverisë Rama dhe zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Largimi I ish-deputetit Salianji si përfaqsues I PD nga Korça duket se ka ardhur si rrjedhojë e aksionit politik të opozitës pasi ai do të mgarkohet me të njëjtën përgjegjësi në qarkun e Gjirokastrës.

 

Ajo që vihet re nga këto lëvizje është se asnjë nga katër ish-deputetët e PD në Qarkun e Korçës nuk është emëruar me detyrën e koordinatorit politik në rajonin juglindor, madje as Valentina Duka, e cila kryesonte listën e PD në këtë qark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *