Subscribe

Lulzim Basha u shpreh i bindur se PD dhe LSI do të arrijnë që të largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Sipas tij, koalicioni do të mbrojë dhe garantojë demokracinë dhe ndarjen e pushteteve.

Ai foli me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë dhe ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetajt, për të cilët tha se i sollën Shqipërisë taksa të lartë, varfëri, zhvatje dhe emigrim masiv.

“Rama është e shkuara, prandaj nuk merrem më me të. Koalicioni ynë, bashkë me LSI do të largojmë Ramën dhe do të nisim zbatimin e planit tonë të punës. Nuk kam premtuar mrekulli, por një program që Shqipëria të fitojë. Rama e Ahmetaj nuk mbajtën asnjë premtim”, theksoi lideri i PD-së, raporton Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *