Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi nga qeveria që të marrë masa të menjëhershme për të mundësuar ringritjen e bizneseve në zont e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

 

Basha zhvilloi të hënën një takim me pronarë dhe punonjës fasonerie në Durrës, nga ku deklaroi se bizneset po shkojnë drejt falimentimit dhe se kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë.

 

“Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i çon drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në punë pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qera apo të jetojnë në çadra.”

 

Lideri demokrat i bëri thirrje qeverisë që këto biznese të përjashtohen nga taksat dhe pagesat e faturave të energjisë elektrike e ujit me qëllim lehtësimin sadopak në këto ditë të vështira.

 

“Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me: Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

 

Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin; Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale; Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *