Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar disa foto nga dëmet e shkaktuara gjatë protestës së zhvilluar në 8 janar në selinë e PD.
Bashkangjitur fotove të publikuara Basha shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha , do të ngrihet më e fortë nga demokratët.
‘Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!’, shkruan Basha.
Protesta në fjalë, u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Pak më parë Prokuroria bëri me dije se janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.






