Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar subvencione dhe ulje të cmimit të naftës për sektorin e bujqësise.

Gjatë një takimi me fermeret e zonës së Devollit, kryetari i demokrateve Basha shpjegoi vizionin e së djathtës për bujqësine në rast se fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Për kuintal fruta, perime, drith, mish, bulmet, do ketë subvencione të përllogaritura në mënyrë të tillë që do të ulë koston e inputit, farave, fidanëve, dapeve. Çfarë i keni pesticide dhe naftën, do ketë një kuotë veçmas për bujqësinë. Taksën e qarkullimit që e rriti 240 lekë, do ta heqim dhe nafta për të gjithë do të jetë 240 lekë më lirë. Për fermerët, me anë të subvencionit, ndërsa sipas kategorive të prodhimit do të jetë dhe më e lirë. Prandaj e vetmja gjë që kërkoj nga ju, është që të jeni sa më efiçentë në prodhime që i thith tregu i brendshëm dhe që ne mund t’i stimulojmë për tregun e jashtëm”.

Gjate takimeve në Devoll, Basha dëgjoi problemet me të cilat përballen fermerët e zonës dhe shqetesimi më i madh mbetet tregu për të shitur produktet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *