E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Video · Vendi

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe në pronësi të Mirash Mirashit. Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin bashkëshortët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ky është rasti i dytë brenda dy javësh në këtë zonë ku vendoset lëndë plasëse në banesa. Më herët, një shpërthim i ngjashëm u regjistrua në banesën e Tom Çungut, duke ngritur shqetësime për sigurinë në zonë.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video