Takimin elektoral në Shkodër zhvilluar ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar një ditë plot energji dhe entuziazëm.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, lideri demokrat u shpreh se në mesin e shumë takimeve, mbresa i ka lënë biseda me Kismeten, një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer që ka marrë vlerësime ndërkombëtare.

“E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten. Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri. Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *