Subscribe

Lulzim Basha u ndal këtë të mërkurë në Dibër ku gjatë takimit me banorët dhe bizneset i ftojë të bëhen pjesë e protestes më 16 mars para kryeministrisë.

 

“Ju jeni ngritur në protestë në Dibër. Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur miërëqenien. Në rradhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.

 

 

Basha shtoi në pushtet është krimi, jo e majta. Ai I ftoi qytetaret që ti bashkohen protestës për ta hequr nga pushteti këtë qeveri kriminale.

 

 “Më 16 mars të na bashkohesh në protestë që të shembim këtë qeveri të krimit dhe hajdutërisë, që t’i japim mundësinë të punojnë me liri dhe dinjitet. Në mandatet i dogjëm për të qenë në krahun e qytetarëve, jo në krahun e krimit, jo në krah të Ymer Lalës. Kam folur me akte, jo me fjalë.”

 

Kreu i PD tha se situata ekonomike është produkt I politikave të kësaj qeverie.

 

Kjo situatë ësht produkt i një njeriu për të cilin e gjithë Shqipëria vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Vidhen fermerët, pacientët, njerëzit janë me xhepa bosh ndaj nuk vijnë të blejnë. Të gjitha bashkë ia dalim më 16 mars në Tiranë.Kur vjen në pushtet me kriminelët, si kriminel qeveris. Dibra më mirë se çdokush tjetër e di se çfarë do të thotë të vish në pushtet me kriminelët. Edhe socilistët e Dibrës e dinë se çfarë do të thotë. Kjo nuk është Dibra e dibranëve, por e Edi Ramës dhe Ymer Lalës. Kjo nuk është qeveri, kjo është bandë.  Duhet ta rrëzojmë një herë e mirë. Mençuria dibrane le të shprehet më 16 mars. Edhe forca juaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *