Lulzim Basha ka përshëndetur dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranian, mes të cilëve edhe ambasadori.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kreu i PD duke reaguar në emer edhe të opozitës shqiptare, shpreh mbështetjen për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

 

Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH.

 

 

Basha shton se lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.

 

Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit, u shpreh ne këtë reagim lideri I selisë blu.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *