Subscribe

 

Nje dite pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se agjente amerikane dhe te Bashkimit Europian do te mbërrijnë ne Shqipëri per te asistuar luftën kundër krimit, duke sqaruar se për kete është ne dijeni edhe lideri i opozitës; Lulzim Basha e ka cilësuar gënjeshtër kete deklarate. Ne nje bashkëbisedim me gazetaret, Basha sqaroi se Rama përdori ndërkombëtaret si nje përpjekje mjerane per t’i ikur te vërtetës.

 

“Kjo eshte nje përpjekje mjerane per te ikur te vërtetës, nuk ka agjente te huaj qe te vijnë te merren me krimin, kjo është detyre e Shqipërisë, ishte nje gënjeshtër sa per te hedhur lumin, ka misione qe vijnë e asistojnë Shqipërinë, kete pakt nuk e zgjidh dot prania e 1, 2, 15 agjenteve.”

 

Basha ka vlerësuar qëndrimet e ambasadorit amerikan Donald Lu, por kërkoi nga ai qe te beje publike emrat e politikaneve te lidhur me 20 familjet mafioze.

 

“Ndërkombëtaret te flasin me emra konkrete çilet jane politikanet e lidhur me krimin.”

 

Sipas Bashes, situata e krimit ne Shqipëri eshte e vështire, veçanërisht per shkak te përdorimit te elementeve kriminale ne zgjedhje nga politikanet, prandaj edhe reforma zgjedhore do te ketë vetëm nje synim; dekriminalizimin e zgjedhjeve

 

Basha ka theksuar se largimi i Edi Rames është urgjence kombëtare.

 

Basha është ndalur edhe situate ekonomike duke e cilësuar çmenduri vendosjen e TVSH per biznesin e vogël. Nga e diela lideri i opozitës do te filloje nje tur takimesh me biznesin kundër vendosjes se kësaj takse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *