Subscribe

Lideri opozitar, Basha ishte këtë të enjte në zonën e Baldushkut. Ai u takua me fermerë të zonës ndërsa u njoh nga afër me problematikat e tyre.

Fermeri ne Baldushk

“Çmimet janë katastrofë, edhe plehrat s’kanë garanci, as farat s’kanë garanci. Është gjithë ai shpenzim aty, me minus jemi komplet tre muajt që e mbylli fare ai. Ai (Rama) thotë “kanë punuar bujqërit, janë të punësuar”. Po ku shet bujku? Ku rri bujku që i ke bllokuar vendin dhe as nuk lëvizi dot? Ai thotë janë në punë” ‘Nuk kemi marrë asnjë mbështetje, asnjëherë. Nuk bëjmë një ditë pushim dhe prapë në borxh. Pa patur stimul nga shteti, buqësia është e mbaruar.”- u shpreh Kasemi, i cili thotë se subvencioni është zgjidhja më e mirë.

Sipas kryeopozitarit, i gjithë sektori i bujqësisë është në gjendje të vështirë për shkak të mungesës së subvencioneve nga ana e qeverisë.

Sot nuk e kanë, sepse paratë që duhet të shkonin për subvencione, paratë që duhet të shkonin për investimet minimale në rrugë aksesi, ujësjellës kanalizime, Edi Rama ua jep si bonus oligarkëve, duke u hequr TVSH-në e jahteve. Ua paguan anëtarëve te bandës së Lushnjës që janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve dhe të landfillit të Sharrës. Janë banditët e bandës së Lushnjës, të cilët i ka bërë ortakë së bashku me anëtarë aktualë apo ish anëtarë të kupolës socialiste. Qindra miliona euro të taksave tuaja kanë përfunduar në xhepat e tyre, qindra miliona të tjerë janë abuzuar me tendera luksi, fasada. 30 milionë euro do të marrë borxh tani, pasi prishi në mënyrë të paligjshme teatrin.Këto janë pasojat e kësaj politike shkatërrimtare, grabitqare, hajdutërore dhe gënjeshtrave të Edi Ramës që edhe në këtë moment vazhdon t’i këpusë në landfillin më të madh të Republikës, ku ndodhet tani i rrethuar nga soji i vet

Basha akuzoi kryeministrin Rama se të gjitha fondet i ka kaluar për një grusht njerëzish dhe se ka lënë në harresë zonat rurale.

Lideri demokrat premtoi se në momentin që partia demokratike do të vijë në pushtet do jap mbështetje maksimale për të gjithë sektorët e ekonomisë me qëllim, sipas tij, daljen sa më të shpejtë nga kriza që ka pushtuar vendin/

Por kjo situatë nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë kështu dhe, nëqoftëse ka një frymëzim, janë këta njerëz punëtorë, është kjo Shqipëri e bukur e punës, Shqipëria reale që sot vuan, por që, nesër, këtë potencial të jashtëzakonshëm, do të arrijë ta kthejë në mirëqenie për njerëzit, kur të ketë një qeveri që paratë e taksapaguesve shqiptarë, t’i kthejë në mbështetje për shqiptarët, taksa të përballueshme të ulëta për biznesin e vogël, në uljen e çmimit të naftës, duke hequr taksën “Rama”, me një buxhet prej 100 milion Eurosh të barabartë me Kosovën dhe Maqedoninë, për subvecione për bujkun dhe fermerin, i cili do të shkojë drejtpërdrejt për të mbështëtur familjet dhe fermerët sipas prodhimit, në bazë të prodhimit të tyre, pra dhe jo në bazë të aferave me grumbullues dhe me importues.Po kështu, do të mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat ndezjen e motorrëve ekonomikë, duke e çliruar Shqipërinë nga duart e 5 oligarkëve dhe Edi Ramës që ia ka vënë në fyt dhe që po mbysin ekonominë, po zhysin në krizë të thellë të gjithë sektorët e ekonomisë duke përfshirë bujqësinë. 50 % e shqipëtarëve jeton në zonat rurale, asnjë kacidhe nuk kanë parë as në kohën e pandemisë dhe as në këto 7 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *