Subscribe

Në këtë 8 Dhjetor, kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar ndjesë në emër të PD-së për përgjegjësitë që, sipas tij, i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në “dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë”.

 

Gjatë fjalës së tij, ai u zotua për rikthimin e PD-je të fortë dhe të bashkuar, me synim përmbushjen e misionit të dhjetoristëve të vitit 1990.

 

“Së pari dhe mbi të gjitha dua t’iu shpreh edhe si 16 vjeçar i dhjetorit të 90-ës, edhe si qytetarë, si shqiptar, si prind , edhe si demokrat, edhe si kryetar i Partisë Demokratike, mirënjohjen më të thellë, dhjetoristëve të 90-ës, të gjithë atyre që na janë bashkuar sot këtu, që iu dhanë zë disa prej tyre së fundmi, Spiro me rrëfimin e tij së bashku me Agimin. Shumë prej tyre mund të mos i kemi në këtë sallë, disa janë ndarë përjetësisht nga ne duke filluar me tribunin, me udhëheqësin e lëvizjes studentore, Azem Hajdariin ët paharruar. Dhe të them se sa i lumtur jam që i ftuar në këtë aktivitet, për të cilin përgëzoj fondacionin për Liri dhe Demokraci në Partinë Demokratike dhe zonjën Enriketa Papa, Pande Rajmoni, drejtuesen e këtij fondacioni.  Sa i lumtur jam që në këtë sallë ndodhen të ndërthurur në një shpirt të vetëm, siç tha Spiro, dhjetoristët e vitit 1990 dhe brezi i ri, rinia e 2021-it, të rinj dhe të reja, e në veçanti të rinj dhe të reja demokratë që janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike. Janë shpirti i pamposhtur i Partisë Demokratike, teksa kemi vite që përballemi me një tjetër regjim. Por para se të flas për këtë, dua t’iu them që në ADN-në tuaj, të rinj dhe të reja të Partisë Demokratike, të rinj dhe të reja shqiptarë, edhe ju që nuk jeni anëtarë të Partisë Demokratike, por që jeni ngritur në rrevolta dhe protesta, nga armët kimike tek protestat studentore të dhjetorit 2018-të, në ADN-në tuaj ndodhet patjetër guximi i dhjetoristëve të vitit 1990. Ne duhet të përulemi para këtij guximi, dëshmitë për të cilën nuk mungojnë, që nga takimi i gjashtë apo më shumë personave në një dhomë ku nisi lëvizja dhe pastaj u shtri kudo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *