Subscribe

Pak ore pas prezantimit te ministrave te rinj, nga çadra para kryeministrisë kryetari i PD Lulzim Basha, përsëriti se ndryshimet ne qeveri nuk i japin fund protestës se opozitës. Basha nuk komentoi emrat e anëtareve te rinj te kabinetit, por theksoi se opozita nuk pranon ndryshime fasade.

 

“Tani në teorinë e konspiracionit, të shkarkuarit, ju kanë thënë disa gazetarëve dje se na shiti Ed Rama ke Lul Basha, na shiti te Lul Basha, që Lul Basha të ndalë protestën. E kuptoni se sa mbrapa janë apo jo? Kujton se Lul Basha është në gjendje të ndalë këtë protestë? Nuk e kuptojnë që kjo lëvizje nuk ndalet, e nuk do të ndalet, derisa republika e vjetër e krimit, e korrupsionit, e drogës, e paligjshmërisë, e antikushtetueshmërisë, republika e vjetër që i trajton zgjedhjet si një mundësi për të kapur pushtet dhe jo si tempullin e shenjtë të demokracisë, do të bjerë deri në kullën e fundit.”

 

Basha ka folur per nje skandal te depozitimit te plehrave ne Shqipëri, te cilin ia kane bere me dije sipas tij gazetare nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Bashes, nëse do te provohet se kjo është e vërtete, atëherë Rama do te akuzohet per gjenocide.

 

“Dhe në qoftë se kjo është e vërtetë, Edi Rama, unë do t’i bëj thirrje popullit të të trajtojë siç trajtohen ata që bëjnë gjenocid kundër qytetarëve të vet.”

 

Sipas Bashes, Rama ka detyrimin te beje transparence per ketë skandal e te mos fshihet pas largimit te ministrave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *