Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vendosur të flasë çdo ditë për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

 

Sipas tij Shqipëria po kalon një situatë të vështirë, Spitalet janë në kolaps, dhe qeveria po fsheh jo vetëm numrin  e qytetarëve të infektuar por edhe të atyre që kanë humbur jetën.

 

Basha ka sulmuar ashpër qeverinë duke iu referuar deklaratës së një dite më parë të ministres së shëndetësise.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR PD

“Regjimi kriminal do të zgjedhë kush do të kurohet dhe kush jo sepse paratë për sistemin e shëndetësisë i kanë vjedhur. Luksi i zyrave, inceneratorët dhe PPP-të nuk preken, por të sëmurët përzgjidhen kush trajtohet e kush jo. Kush ia jep të drejtën Edi Ramës të zgjedhë kush do të jetojë e kush do të vdesë?

 

Basha ka përsëritur se paratë për më shumë tampone dhe ndihmë për bizneset janë, por qeveria i ka çuar tek projekti i inceneratoreve.

 

“Qeveria, 13.7 milion euro për inceneratorët gjatë pandemisë. Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhje t’i ndajë me mafian e plehrave.”

 

Kreu demokrat ka këmbëngulur se duhen marrë masa të menjëhershme pasi vendi është në emergjence shëndetësore.

 

“Nuk ka dhe s’mund të ketë temë më të rëndësishme se kolapsi i shëndetësisë dhe jeta e rrezikuar e qytetarëve.”

 

Sipas Bashës kryeministri Edi Rama mban përgjegjësi për çdo jetë të humbur si pasojë e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *