Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj deklaroi se ndikimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në kampin e djathtë është ende prezent.

 

Në një intervistë të dhënë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, me moderatoren Pranvera Borakaj, Biberaj komentoi edhe vendimin e DASH për ta shpallur “non grata” Berishën.

 

Ai e konsideroi këtë një vendim të pakuptimtë sepse Berisha ka tetë vite që nuk është më në pozicion drejtues.

 

“Basha është investim direkt, personal, i Sali Berishës. Prej tetë vitesh është kryetar i PD-së dhe mendoj se nuk ka një lidhje direkte mes karrierës së zotit Basha dhe ndikimit të zotit Berisha. Dihet që ai ka influencë në PD. Ishte një vendim i papritur dhe i pakuptimtë. Ai ka tetë vite që nuk është në ekzekutivin e PD-së, nuk drejton. Patjetër që ka influencë politike, influencon edhe në lidershipin e PD-së, por kemi qeverisje të korruptuar prej tetë vitesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *