Subscribe

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me konstituimin e këshillit të ri bashkiak në Shkodër dhe protestave që kanë shoqeruar këtë process, nga simpatizantet e PD.

Lideri i opozitës tha se beteja në Shkodër është e çdo shqiptari që do qeverinë të pastër nga krimi dhe korrupsioni.

Basha shtoi se PD ka për qëllim që ti nxjerre të gjithë banditet dhe hajdutët nga institucionet shtetërore, dhe jo vetëm kaq por të prangosen dhe të dërgohen para drejtësisë.

 

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *