Subscribe

Në fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama në sesionin parlamentar nuk mungoi edhe një herë tjetër komenti për çështjen e detit me Greqinë. Rama tregoi sërish se sot deti i Shqipërisë po mbrohet nga asgjëja nga disa persona që në 2009 ja dhanë grekut. Ai theksoi se pakti me Greqinë do të kalojë në disa hallka dhe nuk ka sesi të ketë marrëveshje të fshehtë.

 

“Ka një autoritet që duhet ta gjykojë atë marrëveshje që është zoti president. Që nuk e di pse është futur në këtë mbrojtje të detit, kur e di që po nuk erdhi deti tek ai, nuk bëhet asgjë. Pastaj ka edhe një autoritet që është Gjykata Kushtetuese dhe më pas Parlamenti i Shqipërisë. Ata që e lëshuan detin, sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha bënë marrëvedshjen më të gabuar për Shqipërinë. Si e bënë? E bënë në rrugë zyrtare, e bënë me firma dhe me vula. Nuk ka marrëveshje me fjalë për territoret e një vendi, nuk ndodh dot, s’ka si ndodh, as për det, as tokë, as për ajër.”

 

 

Shefi i qeverisë nuk kurseu as ironinë e batutat këtë të hënë. Ato ju adresuan kryedemokratit Lulzim Basha që në 2009, në kostumin e ministrit të Jashtëm firmosi marrëveshjen me palën greke që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

 

 

“E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë ndonjëherë në portretin e Lulzim Bashës unë. Ajo është një buzqëeshje me milje të panumërueshme, nga një vesh në një tjetër. Jam i bindur që po ta filmonin, ka qeshur edhe nga mbrapa. Por buzën e mbrapme nuk e kemi parë. Ka dalë Ilir Meta dhe e ka mbrojtur me të gjithë peshën e tij, duke na thënë ne se po provokojmë. Ne nuk çuam në Gjykatën Kushtetuese thashetheme. Ne çuam një marrëveshje të frimosur, të vulosur. E çuam dhe nuk e bëmë pazar peshku. Gjykata Kushtetuese vendosi 9 me 0 dhe e quajti një marrëveshje që cenon interesat kombëtatre. Këta cenues të interesave kombëtare  sot qenkan mbrojtësit e interesave kombëtare nga unë dhe nga kjo ana këtej që e çuam në Gjykatë Kushtetuese.”

 

Edhe një herë tjetër, Edi Rama mohoi që të ketë marrëveshje. Ai nuk fshehu dëshirën për të rinisur bisedimet me fqinjët dhe për të finalizuar paktin. Sipas tij, deti është aty dhe nuk ka kush e merr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *