Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hedh sërish akuza ndaj kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako për lidhje me bandën e Avdulajve të Shijakut.

 

Përmes një video të publikuar në Facebook Basha thotë se Dako e ka lënë Durrësin në dorën e krimit të organizuar si shpërblim për blerjen e votave për pushtetin e Edi Ramës.

 

Ndërkohë krah videos kreu i opozitës shkruan, “Dosja 339 sapo ka nisur të zbulohet. Vangjush Dako e ka vendin në burg”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *