Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha ishte këtë të enjte në Durrës ku zhvilloi takime me biznesin e madh.

Basha akuzoi qeverinë se ka bllokuar rrugët e sipërmarrjes së lirë ndërsa theksoi se e vetmja zgjidhje për daljen nga kriza ekonomike mbetet paketa e propozuar nga opozita.

 

LULZIM BASHA – KRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE

E vetmja gjë që duhet të bëj qeveria është të mos bllokoj rrugët e sipërmarrjes kjo që thua u bë më e dukshme pas pandemisë dhe tërmetit. Se kjo krizë ka qenë më parë. Çmimi i naftës i energjisë duhet të jetë konkurrues me vendet e rajonit. Pa i ulur këto nuk ka ekonomi. Dhe ne do ti ulim këto sapo të vijmë në pushtet. Financat e shtetit duhet të shkojnë aty ku ka nevojë ekonomia.

 

Për Bashën prioriteti numër i qeverisë kur opozita të vijë në pushtet do të jetë mbështetja e drejtpërdrejtë e sipërmarrjes, e në veçanti asaj prodhuese.

 

Duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian, dhe për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot.

 

Sipas partisë demokratike biznesi prodhues në Durrës është dëmtuar më së shumti si rrjedhojë e pandemisë dhe tërmetit të 26 nëntorit.

 

BASHA: BIZNESI PRODHUES NE KRIZE

“SITUATA NDRYSHON VETEM ME ARDHJEN E OPOZITES NE PUSHTET”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *