Subscribe

Nga Lushnja, në një takim me demokratët, kryedemokrati Lulzim Basha pranoi se ka bërë gabime gjatë jetës së tij politike.

 

Megjithatë, ai tha se PD-ja nuk duhet të bjerë në grackë, siç e quan ai tentantivën për të ndërruar lidershipin e demokratëve.

 

“Detyra jonë përballë kësaj pakice të përbindshme kriminelësh, përballë kësaj pakice të përbindshme të korruptuarish që duan ta mbajnë vendin peng, është të organizojmë dhe të udhëheqim shumicën dërrmuese të shqiptarëve të cilët donin ndryshimin me 25 prill dhe e duan atë akoma më shumë sot.Po ashtu është detyra jonë që në kushtet ku ndodhemi mos të biem në grackën apo lojën tinëzare dhe cinike të atyre që e konsiderojnë demode, të vjetruar qëndrimin tonë ndaj kriminalizimit të politikës, asaj që në fakt është instrumenti i vetëm i kundërshtarit prej 8 vitesh. Sikundër duhet të refuzojmë me përçmim përmbysjen e vlerave që tregojnë me dashje apo pa dashje ata që vjedhjen e zgjedhjeve e quajnë sukses dhe hajdutin njeri të suksesshëm. Ne nuk e kemi pasur kurrë këtë model. Absolutisht kemi pasur gabimet tona, si në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Por ky nuk ka qenë kurrë modeli ynë, ky nuk është modeli im, ky nuk është vizioni im dhe jam i bindur që nuk është vizioni i asnjërit prej jush këtu në sallë, i asnjë demokratik dhe demokrate, lushnjare dhe shqiptare.”

Basha kërkon të rikonfirmohet në krye të PD-së në 13 qershor dhe për këtë, u bëri thirrje lushnjarëve ta besojnë atë sepse vetëm kështu mund të “çmontohet regjimi Rama-Doshi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *