Sekretari i Përgjithashëm i Partisë Demojratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Vaut të Dejës Mark Babaj se do të ngrejë padi ndaj tij.

 

Në reagimin e tij Bardhi e sfidon kryebashkiakun Babaj me një tjetër pyetje, se ku kishte bujtur më 24 janar 1996.

 

Gjithashtu sekretari i përgjithshëm i PD-së ka theksuar se do të sjellë prova të reja ndaj akuzave për kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

 

“Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.  Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *