E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Barcelona luan tenis me Eibar, 6-1

Barcelona mundi me rezultatin tenistik Eibar 6-1, duke arritur fitoren e 5 radhazi ne po kaq ndeshje dhe pike te plota 15 ne krye te klasifikimit. Por mbrëmja ne stadiumin mitik te Barcelonës ka vetëm nje emer, Lionel Messi, i cili arriti kuotën e 300 golave ne “Kamp Nou”.

 

Me saktësisht 302 pas katër golave te shënuar kundër baskeve. Ne sezonin e tij te 14 te katalanasit, argjentinasi nuk e ka nisur asnjëherë me kaq vrull sezonin ku qe tani kryeson listën e golashënuesve me 9 gola ne 5 takime.

 

Reklamë

Fillimisht, Mesi shënoi nga pika e bardhe e penalltisë ndërsa me pas Paulinjo dyfishoi shifrat ne pjesën e pare. me fillimin e te dytës Denis Suarez shënoi golin e trete përpara se i ashtuquajturi “pleshti” te shënonte edhe tre gola te tjerë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë