Nga pësimet mund të nxjerresh mësime te vlefshme.

 

Ky është rasti i Barcelonës e cila përkundër dëshirës së vet humbi për 222 milion euro shërbimet e yllit të futbollit botëror Neymar.

Braziliani në një rast tjeter mund të ishte shumë më shumë sesa kjo shifer.

 

Por të paktën katalanasit kanë zënë mënd dhe kanë nisur te blindojnë yjet e vet me shifra të frikshme. I fundit ishte mbrojtësi francez Samuel Umtiti I cili rinovoi kontratën me katalanasit me një klauzole prej 500 milion eurosh.

 

Ndërkohe të tjeret e kanë bërë më heret këtë gjë, Coutinho 400 milion euro, Dembele 400 mln euro, Sergi Roberto 500 milion euro, Suarez 200 milion euro, Ter Stegen 180 milion euro, Pique 500 milion euro e deri tek më I shtrenjti Leo Messi 700 milion euro.

Në total me këto klauzola, Barcelona kushton 3 miliard e 855 milion euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *