Subscribe

Marrëdhënia bankë-biznes duket një raport i vështirë i cili vitet e fundit nuk ka njohur përmirësim. Kreditimi i biznesit është në stanjacion. Në fund të shtatorit ai arriti nivelin e 535 miliard lekëve, nivel i njëjtë me vitin 2011.

 

Alban Zusi, thotë se informaliteti dhe kërkesat e shtrënguara të bankave janë shkaqet kryesore të kësaj situate.

 

Banka qendrore ndërmori nismë për të shmangur dy bilancet e biznesit që kërkon të marrë kredi. Kjo situatë e gjeti biznesi të papërgatitur ndërsa bankat tashmë janë në një pozitë më të favorshme. Nga ana tjetër bankat janë bërë shumë konservatore. Kërkojnë kolaterale që e tejkalojnë 150 % nivelin e kredisë. Një situatë e tillë është gati e papranueshme për biznesin.

 

Por ekspertët vlerësojnë se bizneset po punojnë nën kapacitet, çka do të thotë se nuk ka kërkesa për zgjerim të aktivitetit.

 

Vrojtimet e bankës qendrore evidentojnë se bizneset po punojnë nën kapacitet çka luhatet ne nivelin e 60-70%.

 

Kjo do të thotë se nevoja për financim është e ulet, pasi kredia merret kur kërkon të zgjerosh aktivitetin.

 

“Paralelisht një faktor frenues shikoj ndryshimet e shpeshta fiskale që bën qeveria. Kjo është një lloj çoroditje që iu bëhet biznesit në hartimin e bilanceve”,-thotë Zef Preçi.

 

Nga ana tjetër sipas Preçit, bankat kanë kaluar të gjithë riskun konsumatorëve ndërsa vetë vijojnë të kenë fitime të kënaqshme.

 

Prej vitesh sistemi bankar ka shënuar fitime të kënaqshme ndërsa ka ofruar procedura sfilitëse për konsumatorët. Rrjedhimisht i gjithë risku është kaluar tek kredimarrësit. Ndërsa spredi i normave të interesit mes kredisë dhe depozitave vijon të jetë i larte.

 

Preçi thotë me tej se kostot e larta të kredive kanë bërë që bizneset të gjejnë burime informale financimi. Ndërsa vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një situatë pesimiste për ecurinë e mëtejshme ekonomike si nga ana e biznesit ashtu edhe nga konsumatorët, çka i bën këta të fundit të mos marrin riskun e një kredie.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *