Subscribe

Banka Botërore ka rishikuar me ulje treguesin e rritjes ekonomike për vitin 2019. Sipas bankës rritja këtë vit do të arrijë në 2.9% nga 3.7 që ishte parashikimi në fillim të vitit.

 

Pritshmëritë pesimiste të këtij institucioni kanë si shkaktar kryesor mungesën e reshjeve, të cilat kanë sjellë një prodhim më të ulët të energjisë elektrike e për  rrjedhojë më pak eksporte.

 

Por ekonomia shqiptare ka edhe disa rreziqe të shtuara. Një prej tyre lidhet me kontratat e partneritetit publik privat, për të cilat Banka Botërore apelon për një kalkulim më të kujdesshëm të kostove dhe përfitimeve.

 

PPP janë rreziqet kryesore të cilat pengojnë konsolidimin fiskal. BB po harton edhe një raport të qartë ku po analizohen kostot e tyre si dhe përfitueshmëria. Çdo kontratë duhet bërë me transparencë, por duhet parë edhe në këndvështrimin e interesit qytetar.

 

Paralelisht me këtë situatë, institucioni financiar ndërkombëtar verën se edhe paqëndrueshmëria politike si dhe zbatimi i ngadaltë i reformave janë disa nga pasiguritë e brendshme.

 

Por risqet vijnë edhe nga zhvillimet e jashtme. Edhe vendet e BE me të cilat Shqipëria ka më shumë shkëmbime tregtare kanë një ngadalësim të rritjes ekonomike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *