Kryeministri Edi Rama sqaroi se nisma rajonale “Ballkani i Hapur” nuk bëhet për të zëvendësuar Bashkimin Evropian, në një kohë kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë hapur ende negociatat.

 

Në një intervistë për “ANSA”, shefi i qeverisë nënvizoi se përmes kësaj nisme thjesht synohet të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

 

“Megjithatë, anëtarësimi në BE nuk ka alternativa. Iniciativa “Ballkani i Hapur”, i mbështetur nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi, që rifilloi në fund të korrikut, sigurisht që nuk është. Nuk ka dhe nuk mund të ketë zëvendësim për integrimin evropian. Përkundrazi, nisma “Ballkani i Hapur” është një mjet i ri për të nxitur procesin e integrimit më shpejt, duke zbatuar katër liritë themelore të BE-së në rajonin tonë: Liria e lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin. Ky është një projekt për paqen dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm.”

 

Rama u ndal edhe te përgjigja negative që Tirana dhe Shkupi morën sërish nga BE, për çeljen e negociatave. Sipas tij, kushtet janë plotësuar.

 

“Unë nuk jam optimist apo pesimist, jam vetëm një realist. Unë e di, të gjithë e dinë se kjo nuk varet nga ne, por nga Bashkimi Europian’, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ANSA, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vonesat e vazhdueshme në hapjen e negociatave të pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbi pasojat e mundshme në Ballkan dhe BE në rast hezitimi të mëtejshëm. Ne kemi bërë, për më shumë se dy vjet, gjithçka që është e nevojshme për fillimin formal të negociatave të pranimit. Por ata ende nuk e kanë mbajtur “premtimin” e tyre për shkak të problemeve të tyre të brendshme dhe sepse Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut. Kështu, në mënyrë krejt të pashpjegueshme, Shqipërisë gjithashtu i duhet të presë që Bullgaria të heqë veton kundër Shkupit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *