Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”.

 

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Krifca sqaroi se për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale. Njëkohësisht, shmangen edhe ndalesat në kontrollet e pikave kufitare.

 

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *