Subscribe

 

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati eshte optimist se Shqipëria dhe vendet e tjera te rajonit do t’i bashkohen Bashkimit Europian brenda 10 viteve te ardhshme.

 

Kete deklarata kreu i diplomacisë shqiptare i beri ne nje interviste për Reuters, ku paralajmëroi në të njëjtën kohë se në BE, diskutohet gjithnjë vetëm kostoja e Zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk diskutohet per koston e moszbatimit.

 

Ne artikull nënvizohet se në fillim të shkurtit, Komisioni i BE-se i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t’u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma.

 

Megjithatë, shkruan Reuters, gjatë disa muajve të fundit ka patur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE.

 

“Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu”, pranoi Bushati, i cili i bën thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon. Bushati nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë.

 

Ai i referohet ende mosmarrëveshjeve mes të vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish-republikave jugosllave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *