Në Qarkun e Elbasanit janë përpunuar 309 qendra votimi, nga 511 në total dhe nga numërimi i deritanishëm del që Taulant Balla nga PS është më i votuari.

 

Ai rezulton që ka marrë 10.240 vota, kurse i dyti nga radhët e socialistëve është Saimir Hasalla, me 9.320 vota.

 

Nga PD, në vend të parë për numrin e votave është Dashnor Sula, me 6.854 të tilla dhe pas tij vjne Gazment Bardhi me 2.307 vota.

 

Nga kampi i LSI bie në sy fakti që kryetarja Monika Kryemadhi ka siguruar vetëm 297 vota, deri tani. Kandidati më i votuar i LSI është Altin Toska, me 1.145 vota.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *