Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi deputeten e opozitës Rudina Hajdari dhe kryedemokratin Lulzim Basha se janë shkaktarë për vonesën e konsensusit të reformës zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte, Balla tha mes të tjerash se janë ende në kohë për t’u dhënë një marrëveshje qytetarëve shqiptarë.

Ai u shpreh se gëzonte më shumë respekt për Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin sesa për Lulzim Bashën e Petrit Vasilin, me argumentin se nuk zgjodhën të braktisnin Kuvendin.

“Jam betuar dhe stërbetuar në këtë foltore me dhjetra herë se historia staliniste ku paritë votohen dhe numërojnë votat e vendit, duhet të kishte marrë fund. Duhet të kuptojmë se për hir të konsensusit, ne jemi dhe duhet të jemi të detyruar qe t’i qëndrojmë. Kushtetuta është Kushtetutë. Ka një proces të koklavitur. Pas javës së parë të korrikut le të jetë një proces i shkutër dhe intensiv. Unë respektoj më shumë deputetin më të fundit të këtij grupi këtu, sesa deputetin e parë të atij grupi që ka ikur. Kemi gjithë kohën për ta bërë. Marrëveshja për faj të Lulit dhe Rundina Hajdarit u vonua për muaj të tërë. Ne kemi kohë që t’u japim shqiptarëve një marrëveshje dhe kjo bëhet me punë”, deklaroi Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *