Subscribe

Paraqitet për të dëshmuar në prokurori për dosjen “Babale” edhe Florec Hoxha ish drejtor i policisë bashkiake të Tiranës dhe person afër Partisë Demokratike.

 

Florenc Hoxha do të pyetet tek krimet e rënda në lidhje me videon e dytë të kësaj telenovele ku ai shfaqet me zë në materialin që ië është regjistruar Fredi Alizotit , kunati I Babales.

 

Në këtë video, Fredi Alizoti I rrefen Florenc Hoxhës se ishte marrfë në makinë nga drejtori I policisë Ardi Veliu dhe ishte dërguar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjatë rrugës drejtuesi I lartë I policisë I kishte ofruar rryfshet në mënyrë që ai të pohonte para organit të akuzës se audio-përgjimi I parë ku pretendohet se është Agron Xhafa ishte I montuar dhe se zërin e vëllait e ministrit e kishte bërë pikërisht Fredi Alizoti.

 

Një ditë më parë për këtë cështje është pyetur në prokurori edhe drejtori I policisë Ardi Veliu që mohoi njohjen me Fredi Alizotin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *