Një aksident tragjik ka ndodhur pranjë një ishulli në Karaibe, ku një avion i vogël me të cilin udhëtonin aktori amerikan Christian Klepser, 51 vjeç, i njohur me emrin artistik Christian Oliver, dhe dy vajzat e tij është zhytur në oqean, për pasojë të tre kanë humbur jetën.

Në karrierën e tij si aktor, Christian Oliver ka luajtur në disa filma si Speed ​​Racer dhe Valkyrie, ndërsa kishte edhe një pjesë të vogël në filmin e fundit Indiana Jones.

Lexo edhe :

Related Posts

Tragjedia ndodhi në ujërat e Bequia, pjesë e St. Vincent në Karaibe. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe cilat ishin shkaqet e zhytjes së avionin në oqean.

Në momentin e aksidentit disa peshkatarë janë afruar menjëherë për t’i ndihmuar, por pa mundur t’i shpëtojnë.

Raportohet se piloti komunikoi me kullën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti duke thënë se kishte probleme në avion, por pa i specifikuar ato, ndërsa më pas avioni u zhyt në ujë, duke i marrë jetën 4 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *