Aksident automobilistik nga përplasja e dy mjeteve në rrugën nacionale Korçë-Bilisht pranë fshatit Bitinckë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes, kur një autoveturë u përplas me një mjet ‘autoshkollë’ dhe si pasojë të dyja makinat dolën jashtë rruge.

Burime pranë ngjarjes thanë se në mjetin ‘autoshkollë’ kanë qënë të pranishëm tre kursantë në moshë të re. Identiteti I tyre nuk është bërë I ditur. Një prej të rinjve është lënduar më rëndë nga ky aksident automobikistik.

Ai është trasportuar fillimisht në spitalin e Bilishtit për ndihmë urgjente mjekësore dhe më pas në spitalin rajonal të Korçës ku paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkaqet dhe nuk ka ndonjë të dhënë nga burime zyrtare të saj mbi përgjegjësinë e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *