Një 44-vjeçari i është ndaluar të largohet nga Izraeli për gati 8 mijë vite, sipas një ligji të çuditshëm divorci, pasi ish-gruaja e tij paraqiti një kërkesë për mbështetjen e fëmijëve.

 

Bëhet fjalë për australianin Noam Huppert, të cilit i ndalohet të largohet nga vendi deri më 31 dhjetor të vitit 9999, nëse nuk shpenzon më shumë se 3 milionë dollarë në pagesat e ardhshme të mbështetjes së fëmijëve.

 

Një urdhër gjykate tregon se atij i ndalohet të largohet nga vendi deri në natën e Vitit të Ri në vitin 9999. Ai u transferua në Izrael në vitin 2012, për të qenë më afër dy fëmijëve të tij të vegjël, pasi ish-gruaja e tij u kthye në vend dhe ngriti një çështje divorci kundër tij në një gjykatë izraelite.

 

Atij i ndalohet të largohet nga vendi edhe për pushime ose punë, derisa të paguajë “borxhin e ardhshëm” për mirëmbajtjen e dy fëmijëve të tij, derisa ata të mbushin 18 vjeç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *