Në mes të ditës, përballë kamerave dhe njerëzve të shumtë që ndodheshin jashtë Gjykatës se Apelit në Athinë, ky person ka nxjerrë qetësisht armën nga xhepi dhe ka qëlluar katër herë ne ajër.

 

Fatmirësisht askush nuk është lënduar, por paniku ka përfshirë qytetarët në ambientet e Gjykatës. Personi ishte duke folur për mediat për vrasjen e një të afërmi të tij 5 vite më parë, një proces që vazhdon gjykimin ne shkallën e dytë, por që u shty sërish për vitin e ardhshëm. Jashtë gjykatës ndodhej edhe e ëma e viktimës, studentit 26-vjeçar Marios Papageorgiu, trupi i të cilit nuk është gjetur ende. “Nuk ka drejtësi. Ne nuk do ta dimë kurrë se ku gjendet turpi i Marios”, mësohet të ketë thënë personi. Pasi qëlloi ai u largua, por u ndalua pak momente me vonë nga forcat e policisë.

 

Nëna e të riut të zhdukur iu drejtua nje programi televiziv për të zbardhur fatin e të birit. Policia ka dënuar nje 76 vjeçar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin, vrasje dhe shantazh, pasi familjes së tij iu kërkua një shpërblim prej 620 mijë eurosh. Dënime u dhanë edhe per 6 persona të tjerë, por askush nuk e ka rrëfyer ku është varrosur trupi dhe gjykimi i çështjes vijon ne shkallet e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *