Ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasjen e nje biznesmeni ne qytetin e Vlores.
Më konkretisht në Milano u arrestua shtetasi me iniciale Ergest Avdiu qe perdorte edhe idenitetin tjeter A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Ergest Avdiu dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, qershorin e vitit te 2018 ne Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri biznesmeni I kafese Vasil Dervishaj.
Vasil Dervishaj u qëllua me armë në qytetin bregdetar teksa lëviste me makinën e tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF”.