Qindra qyterarë u përballën me momente paniku dhe tmerri ndërsa ndodheshin në një pasrk argëtimi në Sevilje, në Spanjë.
Katër persona u plagosën teksa ishin duke luajtur me kapsulat e argëtimit në fluturime dhe rrotullime.
Konkretisht, siç raportoi Shërbimi i Emergjencave të Seviljes (SESD) në një deklaratë në Facebook, një kabllo e një loje të tipit kërcim “bungee” u pre ndërsa kapsula me dy pasagjerë ishte në ajër, duke bërë që ajo të godiste me forcë një shtyllë hekuri dhe bazën e lojës.
Kapsula mbante dy fëmijë, ndërsa dy persona të tjerë u goditën nga mbeturinat në tokë.
Siç mund të shihet në video, dy fëmijët janë në gjendje paniku, të lidhur pas vendit të tyre në kapsulë, e cila fjalë për fjalë varet nga një kabllo në ajër. Shpëtimtarët mbërritën në vendngjarje pak më vonë dhe arritën t’i lironin ata.
Sipas gazetës spanjolle ‘La Razón’, të plagosurit u dërguan në një qendër shëndetësore lokale.





