Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë se nuk ka parë asnjëlloj veçantie në raport me ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri në momentin që ai është zgjedhur në krye të partisë.

 

Ai foli gjithashtu edhe për Partinë Popullore Evropiane, për të cilën tha se ka mbajtur një qëndrim neutral.

 

“Asnjë lloj veçantie nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera. Nuk mbaj mend të ketë Ambasadorë të më kenë kujtuar. Partia Popullore Evropiane për momentin mban një qëndrim neutral, por zëri ynë do të jetë i pranishëm”, tha Berisha.

 

Berisha nuk mori asnjë urim nga ambasadorët e huaj në vendin tonë kur u rizgjodh në krye të partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *