Subscribe

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të marrë masa të reja për ditët e festave. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, lëvizja do të jetë e kufizuar nga ora 20.30 deri në 06.00.

 

E njëjta fashë orare do të vlejë edhe për baret e restorantet. Në datën 5 janar, do të rikthehen në fuqi masat aktuale.

 

Kemi vendosur:

– Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
– Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
– Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery.
– Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.

 

Duke rekomanduar qytetarët që të shmangin udhëtimet që s’janë të rëndësishme, Manastirliu tha se këtë vit qytetarët duhet të festojnë në familjet e vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *