Subscribe

Fitues të çmimeve evropiane apo thjesht fitues moral nga një popull tjetër, një gjë është e sigurt veprat artistike krijojnë ura lidhëse. Të tillë janë edhe artistët që i prezantohen publikun shqiptar këtë fundjavë. Shkrimtari qipriot Emilios Solomou i flet publikut shqiptar përmes një historie dashurie dhe pabesie, që tre vjet më parë është vlerësuar me çmimin evropian për letërsinë.

Emilios Solomou: Personazhi kryesor që kam zgjedhur është një pedagog i arkeologjisë që pas shumë vitesh rikthehet në një prej vendeve më interesante ku ka gërmuar më parë. Por, kjo vepër nuk sjell thjesht një gërmim arkeologjik, por një gërmim shpirtëror ku edhe lexuesi shqiptar mund ta gjej veten. Kalimi dhe kthimi në të shkuarën ma ka bërë më të thjeshtë rrëfimin dhe ndërtimin e të gjithë personazheve të tjera. shpresoj t’ju pëlqejë. Më kanë thënë që edhe përkthimi është mjaft i mirë.

Romani “Ditari i një pabesie”, është përkthyer në shqip nga Kristo Pulla, i cili së bashku me akademikë, studiues e kritikë e pritën autorin në Akademinë e Shkencave. Por, nga Greqia nuk vjen vetëm letërsia këtë fundjavë. Arti vizual mban një tjetër vulë në Muzeun Historik kombëtar. Këto janë vepra të finalizuara në Greqi nga një shqiptar. Kristo ka lindur në Gramsh dhe hapat e parë i ka hedhur në Shqipëri, por peneli i tij e gjen muzën në Greqi. Ndaj edhe aty arti i tij është vlerësuar shumë. Me dhjetëra artikuj në mediat e vendit fqinj e me qindra punime të shitura po në Greqi, ishte koha që Kristo Hasa t’i prezantohej edhe publikut shqiptar. Vlerësimi për këtë përpjekje artistike që shkon edhe përtej veprave ka mbërritur edhe nga ambasadorja e re e Greqisë në Tiranë.

Eleni Sourani: Lexova për herë të parë një gazetë në Greqi me titullin “ Kristoja jonë”. Artikulli fliste për artin e tij. Është i njohur kontributi i tij në shoqërinë greke. sot mund të them si Kristo juaj është edhe Krito jonë, pasi ai krijon me penelat e tij një urë shumë të madhe që lidh vendin ku është lindur me atdheun ku jeton. Me penelat e tij ai ka fshirë stereotipat e racizmit dhe ksenofobisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 20 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *